Pas largimit të Najada Çomos nga detyra e deputetes, vendin e saj në Parlament mund ta mbajë Mimi Kodheli.
Këtu duhet marrë parasysh kushti që një kandidate e gjinisë më pak të përfaqësuar nuk mund të zëvendësohet nga një kandidat i gjinisë tjetër.
Po ashtu vlen të kujtohet se Mimi Kodheli ishte kandidatja e 21-të, ndërsa pas përmbysjes së listës për shkak të thyerjes së herësit u ngjit në vendin e 20, pas Pandeli Majkos.
Lajmin për largimin e Çomos e dha kryeministri Edi Rama, teksa tha se ishte vetë kërkesa e mjekes e cila ka vendosur që në kushtet e vështira të pandemisë është më mirë që t’i shërbejnë pacientëve. / Labyrinth