Në kuadër të mirëmbajtjes së kabinave nesër në disa zona në Tiranë do të ndërpritet energjia elektrike.
“Në kuadër të investimit që po kryhet nga OSSH për mirëmbajtjen e kabinave, nesër 25 gusht, gjatë intervalit kohor 09:00-17:00 do të stakohet energjia pjesërisht në këto zona në Tiranë”, njofton OSHEE.
Sipas saj do stakohet energjia në rrugën “Krist Maloki”, pallati “Santara”, rruga ‘Irfan Tomini’, rruga “Rrapo Hekali”, rruga ‘”Besim Alla”. / Labyrinth