Këngëtarja Rita Ora ka shpërthyer në lot gjatë transmetimit të “The Voice Australia”.
Pas performancës së Rebecca O’Connorit, që ngjante me këngëtaren Tina Turner-in, konkurrentja tregoi se “është rritur mes shumë vështirësive si e vetmja vajzë me ngjyrë në një fshat, ndërsa ka qenë Tina Turner ajo që e ka inspiruar atë sa herë që e kishte parë në televizor”.
Ndërsa Rita Ora tha: “Kjo më prek shumë sepse kur unë po rritesha kam shkuar në Britani kur isha vetëm një vjeçe dhe sikur që the ti, nuk isha ajo vajza normale në lagjen time. Sapo dëgjova për Tinën, do të nis të qaj tani sepse për mua, ajo është idhulli im më i madh në botë për shumë arsye.” / Labyrinth