Edhe Spanja do “përvëlohet” nga i nxehti. Deri tani temperaturat kanë shkuar 40 gradë.
“Nevojiten shumë masa paraprake sepse temperaturat do të jenë shumë të larta si ditën ashtu edhe natën.” tha zëdhënësi i Aemet, Rubén del Campo.
Ai paralajmëroi se rreziku i zjarreve do të rritet ndjeshëm.
Sipas tij, të premten dhe të shtunën, në zonën e luginës Guadalquivir (Andaluzia) temperaturat mund të arrijnë 45 gradë celsius. / Labyrinth