Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Pogradecit.
Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën. Shkak është bërë neglizhenca e mjekes e cila priti fëmijën.
Duke kujtuar se fëmija ishte pa jetë dhe pasojë e një aborti, me arsyetimin se nuk qau në momentin e lindjes ajo vendosi ta regjistrojë si të pajetë.
Nëna 21-vjeçare lindi para kohe foshnjën në javën e 24 të shtatzënisë. Ka qenë halla e foshnjës, ajo e cila pas tre orësh dëgjoi të qarat dhe u mundua ta nisë foshnjën drejt Tiranës, por fat.keqë.sisht ajo humbi jetën.
Babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen, e cila ka marrë në dorë kartelën e mjekes, G.Sh., dosja e së cilës është çuar në Prokurori. / Labyrinth