Motra e Cristiano Rolandos, Katia Aveiro është dërguar me urgjencë në spital.
Ajo kishte rezultuar pozitive me Covid-19 dhe tashmë situata e saj është përkeqësuar.
“Që nga 17 korriku, jam pozitive dhe kam qenë në izolim në shtëpi, me pak simptoma, por duke respektuar protokollin sipas rregullave. Fatkeqësisht, që nga e premtja e kaluar, në datë 23 u bëra më keq dhe kam pneumoni, për shkak të virusit të mallkuar”, shkruan vetë këngëtarja në rrjetet sociale. / Labyrinth