Kosova ka marrë sot një tjetër medalje në “Tokio 2020”. Xhudistja Nora Gjakova fitoi medalje ari në peshën 57 kilogramë në Lojërat Olimpike.
“Ende më duket e pabesueshme. Padyshim që është ndjenjë e pabesueshme, nuk e kam menduar që do të fitoja medalje olimpike. Normalisht kam ardhur për fitore, por nuk i dihet kurrë fitores apo humbjes”, u shpreh ajo për RTK. / Labyrinth