Prej disa ditësh në media po qarkullon një lajm se këngëtarja Eli Fara ka mbajtur postin e drejtoreshës për rreth 8 vite në dy ministri.
E sa i përket kësaj ka reaguar kjo e fundit e cila hedh poshtë çdo pretendim.
“Nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes për postin “Drejtore Inovacionesh”. Kur ministri Fatmir Mediu, u zgjodh në krye të Ministrisë së Mjedisit, ai e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale””, shkruhet nëpër media, ndërsa këngëtarja i hedh poshtë këto pretendime.
Ende nuk e dimë si qëndron e vërteta! / Labyrinth