Burimi: Gazeta Express
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka reaguar pas fitores së medaljes së artë në Tokio 2020.
“Koleksionit të medaljeve të mija i ka munguar vetëm medalja olimpike dhe jam shumë e lumtur që sot e mora medaljen e më e lumtur që ajo medalje është e artë”, ka thënë ajo për Gazetën Express.
Ndërsa ka vijuar: “Jam shumë krenare që jam bërë pjesë e historisë së Kosovës pas shumë mundi e sakrifice. Po ndërrimi i kategorisë ishte vendim me vend edhe jam shumë e lumtur që e kemi marrë këtë vendim me trajnerin tim”. / Labyrinth