Dua Lipa tha se dëshiron të bëjë një këngë shqiptare duke përfshirë modernen me tradicionalen.
“Unë kam shumë këngë në gjuhën shqipe që i dua. Do kisha qejf të bëja një cover, që ti dëgjojnë shumë njerëz. Nuk e di a jam mjaft e aftë të shkruaj këngë shqip“, u shpreh ajo.
Ndërsa më tej vazhdoi: “Ta shohin njerëzit nëpër botë që jemi kreativ, punojmë fort dhe ka të rinj. E kam menduar atë gjë. Ndoshta një këngë të vjetër shqiptare. Duhet të punoj ende nëse ka mundësi të bashkoj diçka që është edhe moderne edhe tradicionale shqiptare.”
Këto deklarata këngëtarja me origjinë shqiptare i bëri në konferencën e përbashkët me kreu e Bashkisë, Erion Veliaj. / Labyrinth