Greqia është lëkundur sot nga një tërmet me magnitudë 4.6. Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor ndodhi në 17:16 pasdite.
Po ashtu sipas të njëjtit burim tërmeti ishte 19 kilometra larg bregdetit jugperëndimor të ishullit lindor të Egjeut në Tilos në një thellësi prej 10 kilometrash.
Fatmirësisht sipas autoriteteve greke nuk ka raporte të dëmtimit ose lëndimit të njerëzve. / Labyrinth