Wed. Oct 16th, 2024

Ambasadroja Yuri Kim i bashkohet festës së muzikës Jazz: Le të “thyejmë” rregullat

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ishte e ftuar e nderit në mbrëmjen hapëse të “Hemingway Jazz fest”.

Ambasadorja tha se Jazz-i e ka origjinën nga SHBA, më konkretisht nga qyteti i Nju Orlins.

“Besoj se të gjithë e dini që Jazi ka origjinën në Nju Orlins. Ai banohej nga persona si punëtorë, biznesmenë, kr.imi.nelë, pro.stit.uta, skllevër, nga persona të thyer. Kjo është historia me të vërtetë, që të mos qëndrosh i thyer, por të ngrihesh i fortë pasi ke pësuar thyerjen. Të ngrihesh, të çohesh. Në fakt më pëlqen shumë ideja që të thyerit, krijon bukurinë përmes thyerjes së rregullave dhe për mua kjo është Jazzi. Ju falënderoj të gjithëve, për këtë festival dhe të dëgjojmë pak muzikë Jazz”, tha Kim. /Labirinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *