Source: News 24
QSUT ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Velipojë, ku mamaja dhe tre fëmijët u plagosën pas shpërthimit të një bombole.
“Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë paraqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç. Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup. Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor”, thonë mjekët e QSUT.
Ndërsa sipas “News 24”, mjekët thonë se ata nuk mund të dërgohen në Itali për shkak të gjendjes së rëndë. Por do të pritet 24 orë dhe nëse do përmirësohen apo do kenë nevojë për mjekim të specializuar atëherë do nisen drejt vendit fqinj. / Labyrinth