Ambasadorja amerikane, Yuri Kim njofton se ndodhet në Dhërmi. Ajo ka postuar një foto teksa mban një fëmijë në krahë.
“Është mrekulli të shohësh miq të vjetër, të bësh miq të rinj, për të folur për familjet tona dhe për të qeshur së bashku, dhe thjesht admiroj bukurinë e Dhërmiut”, shkruan Kim.
Kujtojmë se disa ditë më parë ambasadorja njoftoi se miqtë e saj të fëmijërisë janë duke vizituar Shqipërinë. / Labyrinth