Mon. Jul 29th, 2024

Source: Clan

Astrologia Meri Shehu ishte sot tek “Rudina”, ku tha se shenja me më pak fat për korrikun është Bricjapi.

Capricorn

Shumë planete që shkojnë me shenjën e Luanit nuk para shkojnë me Bricjapin.

Bricjapi është shenjë toke, shenjë e qëndrueshme, që do prakticitet, konkrete. Kurse Luani ka zjarr, ka shpërthim, ka erotizëm, ka më shumë optimizëm.

Ka më shumë iniciativë sesa do të kërkonte Bricjapi dhe në të njëjtën kohë është një shenjë që për Bricjapët ka të bëjë me çështjet ekonomike.

Mesa duket, disa situatat ekonomike do të jenë më të forta se zakonisht. Ose edhe disa situata personale në jetën e tyre erotike do jenë më të forta.

Kështu që ata do t’i mbajnë pak më për vete, më të fshehta dhe do kërkojnë thellësisht një përputhje shumë shpirtërore, të cilën edhe po ta gjejnë, nuk do mundin dot ta deklarojnë.

Pra, pamundësia për të deklaruar dhe për të bërë bujë, për të marrë atë që pretendojnë, e sjell në këtë pozicion.

Por, do kenë edhe shumë ndarje Bricjapët këtë Verë.

Do jenë nga shenjat që do ndahen më shumë në çifte sepse pikërisht do kërkojnë një erotizëm më të madh, pra rrezikojnë të ndahen në ato marrëdhënie që nuk kanë qenë kaq të qeta dhe të stabilizuara. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *