Sun. Nov 10th, 2024

E pyesin nëse do jetë sërish ministër, ja si përgjigjet Klosi

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, nëse do të jetë sërish ministër tha se ai ndodhet në atë pozicion falë votës së qytetarëve, ndërsa shtoi se në mandatin e tretë, objektivi është që të bëhen punë të mira.

“I kam parë edhe kolegët, disa prej tyre edhe bëjnë lajm. Ka nevojë këtu të kesh edhe një farë eksperience. Unë fatmirësisht e kam këtë eksperiencë modeste për të thënë që ne jemi në këtë detyrë të zgjedhur nga forumet. Je në politikë për sa kohë merr votat e forumeve, votat e qytetarëve. Janë forumet ato që të vendosin të shkosh përpara, të kesh një funksion administrativ apo një funksion politik, ndaj nuk është gjë që ka të bëjë me dëshirën e individit kjo punë. Kjo është diçka që ka të bëjë me performancën e ekipit me atë çfarë thashë që mandati I tretë duhet të jetë një mandat shumë i fortë përsa i përket punëve të realizuara, por ka edhe diçka tjetër, që në detyrën tonë është një maratonë e gjatë për të gjithë ata që në këtë ekip vlejnë edhe duan të bëjnë punë të mira”, u shpreh Klosi. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *