Nesër Islanda do të heqë të gjitha kufizimet anti-COVID, duke u kthyer kështu në vendin e parë Evropian që ndërmerr një hap të tillë.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Svandís Svavarsdóttir. Ajo tha se qytetarët nuk do të jenë të detyruar të mbajnë maska apo të ruajnë distancën sociale.
Kujtojmë se 87% e popullsisë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid. /Labirinth