Wed. Nov 20th, 2024

Historia e Ismail Kadaresë me shoqen e kursit që e kujton sa herë që i përmendin dashurinë!

Alda Bardhyli tregoi disa detaje nga jeta e shkrimtarit, Ismail Kadare që publiku nuk i dinte, e sidomos në lidhje me gratë.

“Në biseda për gratë që janë shumë të dashura për shkrimtarët ai kthehej në vitet ’54-’55. Para se të shkonte në Rusi, ka qenë student në Institutin e Letërisisë në Tiranë dhe aty ka jetuar një histori të bukur dashurie me një shoqe kursi. Ai ka pasur shpesh feksje dashurie dhe i ka treguar edhe këto flirtet, por historia me shoqen e kursit është një histori që sa herë flet për dashurinë në mënyrë të natyrshme kujton këtë vajzë. Ata janë bashkëmoshatarë. Unë e kam gjetur personazhin në jetën reale. Ajo është një grua që ka jetën e saj, por që i dha shumë letërsisë me këtë histori, pasi shkrimtari përherë kthehet tek ajo grua. Ka edhe disa letra që i ruan sot e kësaj dite. Nga këmbëngulja ime këto letra të ruajtuara pata mundësinë t’i lexoja dhe ishin letra shumë të bukura dashurie. Kadare ka edhe letra të tjera dashurie dhe ka ditur të jetojë bukur. Ai beson se në këtë botë ka një kod moral dhe letrat e dashurisë që shkruhen dhe i marrin nuk duhen bërë asnjëherë publike”, u shpreh autorja e librit “Kohë për Rrëfim”. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *