Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 të infektuar me Covid-19 dhe asnjë viktimë.
Lajmi i mirë është se në 24 orë janë shëruar 11 qytetarë, ndërsa 78 të tjerë në gjithë vendin janë aktivë me koronavirus.
Ndërkohë po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive. / Labyrinth