Fri. Dec 20th, 2024

Video/ Vacationers run away from the hotel, the woman in Himare lies in front of the car

Një çift pushuesish, së bashku me vajzën e tyre të vogël kanë shkuar në bregdetin e Livadhës për disa ditë pushimesh.

Ndërkohë që kishin prenotuar që ditën e enjte deri të dielën, ata u shprehën të pakënaqur për shërbimin dhe kanë vendosur të largohen që të shtunën dhe të paguajnë për ditët e qëndrimit.

Mirëpo pronarja e hotelit e irrituar nuk pranon të largohen pa paguar edhe ditën e dielë.

Një video po qarkullon nëpër media, ku shihet pronarja e cila i akuzon pushuesit se i kanë djegur çarçafët dhe ju kërkon paratë me çdo kusht. Mirëpo pas gjithë situatës së sikletshme çifti nuk duroi dot më dhe bënë denoncimin në policinë e Sarandës.

Shihni videon për të kuptuar më tepër: / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *