Source: The Independent
Google ka shfaqur disa probleme kohët e fundit. Nuk bëhet fjalë as për kompjuterat apo laptop-ët e as për sistemin IOS, por vetëm për Android-ët.
Sipas The Independent, në momentin që e hapin aplikacionin ju del një tabelë që ju thotë të mbyllin aplikacionin.
Me anë të një postimi në Twitter, “Google” iu sugjeron përdoruesve që të mbajnë shtypur butonin e fikjes së aparatit celular për 30 sekonda.
Por mesa duket as kjo nuk ka funksionuar, duke revoltuar më tepër përdoruesit. / Labyrinth