Në disa zona të kryeqytetit nuk do të ketë energji elektrike përgjatë datave 22-24 qershor. Sipas OSHEE stakimi i energjisë do të ndodhë për shkak të punimeve që do të bëjë për rikonstruksionin e disa kabinave.
OSHEE njofton se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike përgjatë intervalit kohor 08:00-17:00 në Bërzhitë, Mullet dhe Baldushk.
Ndërkohë që në datën 23 qershor do të ketë ndërprerje në po të njëjtin orar në disa pjesë të Mulletit dhe Ibës. / Labyrinth