(Illustrative photo)
Pasditen e sotme është bllokuar trafiku në aksin rrugor Vlorë-Orikum për shkak të punimeve që po bëhen në disa segmente të rrugës.
Për pasojë, qindra automjete kanë mbetur në vend duke shkaktuar një radhë disa kilometra të gjatë.
Ende nuk dihet nëse do të ketë ndërprerje të punimeve për të lejuar lehtësimin e trafikut. / Labyrinth