Mon. Nov 25th, 2024

Digby shpëton gruan që donte të hidhej nga ura! Njihuni me qenin hero

*Kjo histori është treguar nga CNN

Një qen terapie i ka shpëtuar jetën një gruaje e cila kërkonte të hidhej nga një urë në një autostradë në Mbretërinë e Bashkuar, raporton CNN. Qeni i quajtur Digby është pjesë e skuadrës së zjarrëfikësve dhe ndihmon njerëzit si një terapeut për të kaluar trauma.

Digby u soll në vendngjarjen, ku ekipet po përpiqeshin të shpëtonin jetën e gruas. Teksa policia po mundohej të negocionte me gruan, Digby tërhoqi vëmendjen e saj. Sipas CNN, kur qeni arriti e reja filloi të buzëqeshte dhe teksa e pyetën, nëse donte ta takonte pohoi, duke shpëtuar jetën e saj.

“Ky është Digby. Sot ai bëri diçka të mahnitshme dhe ndihmoi në shpëtimin e një gruaje të re që po mendonte të merrte jetën e saj në një urë mbi M5 pranë Exeter”, shkruante në Twitter DSFRS, duke e konsideruar qenin një hero. / Përkthyer nga CNN for Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *