Sat. Nov 23rd, 2024

Fluturimet për Gjermani të hapura nga sot, ja kriteret që duhet të plotësoni

Car Rental in Rinas Airport, Tirana International Airport, TIA, Albania

Duke nisur që sot, Gjermania ka hequr kufizimet me udhëtarët shqiptarë. Megjithatë, të gjithë ata që do nisen për udhëtim nga Rinasi, duhet të dinë rregullat.

Tirana International Airport ka publikuar listën me kriteret.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet nje nga këto kritere:
1) një test COVID, ose
2) një dëshmi që personi e ka kaluar
3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).

Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.

Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit). /Labirinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *