Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk ka pasur asnjë vi.ktimë nga COVID-19, ndërsa kanë rezultuar pozitive vetëm dy raste.
Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Lajmi mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur tetë qytetarë të shëruar nga virusi, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 129,918 persona. / Labyrinth