Ka nisur vaksinimi në dy bur.gjet e para, ai i sigurisë së lartë, bu.rgu “Jordan Misja” dhe “Ali Demi”. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Etilda Gjonaj.
“Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filluam vaksinimin kundër COVID-19 të personave të dë.nuar. Sot vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të bur.gosu.rve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç, dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara. Proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione”, shkruan Gjonaj në statusin e saj. / Labyrinth