Fri. Nov 22nd, 2024

A do të jetë sërish ministre? Ja si përgjigjet Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni e ftuar në studion e “News24” u pyet nëse do të vazhdojë të jetë ministre e kabinetit qeveritar u shpreh se këtë gjë e vendos kryeministri Edi Rama.

Kjo nuk është një gjë që më shqetëson, pasi në fund të fundit është kryeministri që ka përgjegjësinë dyfishe, edhe si kryeministër, edhe si kryetar partie, për të vendosur se kush do të jetë pjesë e kabinetit të tij qeveritar. Unë i jam shumë mirënjohëse që më dha besimin të jem në funksionin e ministrit të Drejtësisë për këto katër vjet, sidomos në një moment shumë të rëndësishëm, që kishte të bënte me zbatimin e Reformës në Drejtësi, besoj se kam bërë maksimumin tim në ushtrimin e kësaj detyre. Nëse unë do të jem apo jo, kjo nuk është një çështje që me preokupon, pasi nuk është qëllim në vetvete pozicioni i ministrit për mua“, u shpreh Gjonaj. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *