Fri. Jul 12th, 2024

Gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka thënë se për të shmangur “futjen e hundëve” nuk ka pranuar privilegje kryeministrore.

“Unë që në ditën një, për të shmangur pikërisht këtë që thatë ju, këtë futjen e hundëve, privilegjet, gjithë këto që qarkullojnë lehtësisht, në ditën një të Edit unë, ajo që bëra sapo mu dha rasti ishte që të refuzoja të gjithë ekipin e shërbimit që ishte presupozuar të shërbente si më përpara në familjen e kryeministrit“, tha ajo.

Dhe për këtë dha dy arsye.

E para sepse nuk e kuptoja pse duhet të vinte në familje sepse ne jetonim, ne kishim vendosur të jetonim në një shtëpi tonën dhe nuk kishim shkuar në ndonjë rezidencë qeveritare dhe e dyta sepse doja të shmangia çdo lloj situate që unë nuk e quaja të arsyeshme dhe atëherë kam insistuar që ekipi i shërbimit të familjes së kryeministrit të zhvendosej në Kryeministri, pranë kryeministrit me bindjen që kryeministri me orë të gjata është aty”, iu drejtua Linda Rama gazetares Ilva Tare. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *