Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete prej Covid-19, ndërsa janë raportuar 5 raste të reja.
Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid-19 në vend, nderkohë që po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë. / Labyrinth