Fri. Nov 22nd, 2024

Negociatat/ Zbulohet kushti i Holandës për Shqipërinë!

Parlamenti i Holandës vërtet votoi pro nisjes së negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë për anëtarësimin e kësaj së fundit dhe ky është një lajm shumë i mirë, por gjithmonë ka një “por”.

Në mocion thuhet se “Shqipëria së fundmi ka bërë përparim në çështjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian duke vënë në dukje se fillimi i negociatave të pranimit për Shqipërinë është vetëm fillimi i një proces të gjatë reformash.”

Ndërsa kushti i Holandës është që të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme progresin e Shqipërisë nga Komisioni Evropian.

Holanda kërkon përfshirje me përfaqësues të saj që do të raportojnë çdo vit në parlamentin holandez, sidomos në veçanti për çështjet e bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit.

Ndërsa më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku Unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *