Sat. Nov 30th, 2024

Manastirliu kërkon njohjen e certifikatës tonë të vaksinimit nga BE, ja thotë homologut gjerman në sy tre arsyet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot pjesë e Samitit të Ministrave të Ballkanit Perendimor, i drejtuar nga Ministri Gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Gjatë këtij samiti, Manastirliu tha se situata epidemiologjike në Shqipëri është e përmirësuar dhe kërkoi njohjen e certifikatës tonë elektronike të vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian.

“Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për rëndësinë strategjike që ka turizmi për ekonomitë e vendeve tona. Ndaj unë do të doja të përfitoj nga ky rast, për të sjellë në vëmendjen e kolegëve të nderuar në këtë takim, që certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se dje BE-ja i hoqi kufizimet Shqipërisë për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian, por pavarësisht kësaj ndonjë nga shtetet anëtare të BE-së mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine. /labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *