Nesër disa zona të Tiranës si “Ali Demi”, rruga “Taulantja” si dhe rruga “Kole Popa” nuk do kenë energji elektrike.
Sipas OSHEE, ndërprerja e dritave që po bëhet për shkak të rikonstruksionit të kabinave do të bëhet nga ora 09:00-15:00.
“Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 17 qershor do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 në këto zona në Tiranë: Zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja”, rruga “Kole Popa””, thuhet në njoftimin e OSHEE-së. / Labyrinth