Fri. Nov 22nd, 2024

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, reagon ministrja e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas lajmit se shqiptarët mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, dhe se kufizimet për shkak të Covid-19 tashmë janë hequr.

“Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë. Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë. Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu. /Labirinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *