Presidenca ka reaguar pas shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi.
“Presidenti është zero i shqetësuar nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist”, shkruan zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Kuvendi votoi pro shkrakimit të Presidentit me 104 vota, 7 votuan kundër dhe 3 abstenuan. / Labyrinth