E mbani mend Kate Winslet, aktoren e cila luante Rose tek “Titanic”? Epo ajo do të jetë imazhi kryesor i “L’Oréal Paris”.
Siç mund të shihet edhe në foto, ajo shquhet për bukurinë e saj. Ndërsa ato që duken edhe më të bukura janë fjalët e saj dhe mesazhi që jep për të gjitha gratë kudo në botë.
“Fytyrat janë të bukura, fytyrat ndryshojnë, lëvizin, janë fytyra të bukura, por ne kemi ndaluar së mësuari t’i duam ato fytyra, sepse vazhdojmë t’i mbulojmë me filtra për shkak të medieve sociale”, tha ajo, ndërsa u shpreh se asnjëherë nuk duhet të dyshojmë në vlerat tona. / Labyrinth