Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se në gjithë vendin janë 320 raste aktive me Covid-19, ndërsa 100 prej tyre janë në Tiranë.
“Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me #covid19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste. Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimi. Kujdes, mos e ulni vigjilincën, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e #covid19”, shkruan ajo në rrjetet sociale. / Labyrinth