“People” shkruan se emri Philippa do të ishte një emër shumë i veçantë për vajzën e Meghan Markle dhe Princit Harry.
Çifti po pret fëmijën e dytë. Sipas “People” Philippa është një parashikim kryesor i emrit të foshnjës sidomos pas vdekjes së gjyshit Princit Harry.
Po ashtu me emrin Philippa do të nderonte gruan e mbretit Edward III, mbretëreshën e parë me ngjyrë të Anglisë.
Vajza e Kontit Willam të Hainaut dhe Princeshës Franceze Joan e Valois, Philippa ishte fejuar me Edward, Princin e Uellsit, në 1326.
Ajo fitoi shumë popullaritet me popullin anglez për dhembshurinë e saj në 1347, duke ndihmuar në ruajtjen e paqes në Angli gjatë gjithë mbretërimit të tyre të gjatë.
Philippa ndërroi jetë në kështjellën Windsor në vitin 1369. / Burimi: People / Labyrinth