Këngëtarja Orgesa Zaimi ishte e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, ku e bënë të përlotej pasi i shfaqën në ekran mesazhin e motrës së saj e cila jeton në Zvicër.
Orgesa nuk i përmbajti dot lotët, teksa u shpreh: “Unë të urrej zyrtarisht dhe nuk vij më në këtë emision. Se besoja kurrë që do qaja. Më preke në një temë që është kaq e dhimbshme. Pandemia na ka bërë që të mos lëvizim se kush nuk do të shkojë që të takojë motrën atje ku është, edhe në fund të botës. Pandemia nuk na ka mundësuar që unë të shkoj në Zvicër apo familja ime sepse janë disa rregulla strikte dhe nuk mundemi dot. Mezi presim momentin të na thonë ju mund të shkoni”. / Labyrinth