Sat. Sep 7th, 2024

The actor who played Tarzan lost his life?! Here's what the BBC reports

Aktori amerikan Joe Lara, i njohur më shumë për rolin e tij si Tarzan, mendohet se ka humbur jetën pas një përplasje aeroplani në Tenesi.

According to BBC, 58-vjeçari është në mesin e shtatë personave që mendohet se u vranë ditën e shtunë, kur një aeroplan u përplas në një liqen afër qytetit të Smyrna.

Gruaja e tij dietologe, Gwen Shamblin Lara, e cila themeloi një kishë për humbjen e peshës, është gjithashtu midis viktimave, raporton BBC.

Ekipet e shpëtimit thonë se gjetën mbeturina dhe mbetje njerëzore në vendin e rrëzimit.

Z. Lara hoqi dorë nga aktrimi në 2002 për të ndjekur një karrierë në muzikën country. Ndërsa gruaja e tij, përveçse ishe udhëheqëse e kishës për humbjen e peshës duke u bazuar në besim, gjithashtu shkroi edhe një libër.

BBC njofton se aeroplani Cessna C501 i Laras po mbante shtatë persona teksa rreth orës 11:00 me orën lokale (17:00 GMT) të së shtunës u rrëzua pak pasi u ngrit nga aeroporti i Smyrna gjatë rrugës për në Palm Beach të Florida-s, thanë zyrtarët. /Përshtatur nga BBC ABOUT labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *