Mbretëresha Elizabeth II është fotografuar sëbashku me djalin e saj Charles në kopshtin e luleve të Frogmore House, foto me të cilën urojnë “Gëzuar Pashkët”.
Në foto shihen që të dy pa maska dhe të rrethuar nga lulëzimi i pranverës.
Mbretëresha do të festojë Pashkën privatisht, në Kështjellën Windsor duke marrë pjesë në meshën në kishëzën private, kjo për të shmangur turmat në këtë kohë të rrezikshme covid-i. /Burimi: Corriere Della Sera / Labyrinth