Pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kundrejt presidentit Ilir Meta ka ardhur edhe një reagim nga Presidenca, por jo personalisht nga kreu i shtetit.
Zëdhënësi Tedi Blushi: “Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.
O vemje, mbaj shënim:
- Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera.
- MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo.“
Kujtojmë se presidenti Ilir Meta shkoi tek zyrat e partisë FRD, ku u përplas me policinë Bashkiake pasi kjo e fundit kishte shkuar dhe kërkontë të liroheshin zyrat me një urdhër nga Bashkia Tiranë. Ndërsa i bëri thirrje opizitës që të “zgjohet”. / Labyrinth