Pothuaj e gjithë Italia do të bëhet zonë e kuqe përgjatë datave 3,4,5 Prill që përkon me Festën e Pashkëve.
According to “Corriere Della Sera” dekreti do të miratohet sot nga këshilli i Ministrave dhe do të jetë në fuqi nga 15 Mars deri më 6 Prill.
Ministri i Shëndetësisë Speranza gjithashtu ka deklaruar që të gjitha rajonet e verdha duhet të kalojnë në portokalli.
Ndërsa, sipas medias italiane, Sardegna do të jetë e vetmja zonë e bardhë.
Lombardia, Piemonte, Veneto, Marche, Trentino Alto Adige, Emilia-Romagna dhe Friuli-Venezia Giulia rrezikojnë të bëhen zona të kuqe. Por jo vetëm. Lazio dhe Kalabria mund të dalin nga zona e verdhë direkt edhe në të kuqe.
Ndërkohë zona të kuqe janë që prej javës së kaluar; Campania, Basilicata dhe Molise, ndërsa Toskana ende është zonë portokalli.
Po ashtu, media fqinje bën me dije se do mbyllen baret, restorantet, shkollat, dyqanet, parukeritë dhe qendrat estetike. /Përshtatur nga Corriere Della Sera ABOUT labyrinth