Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur tek zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike!
Teksa Policia Bashkiake ka shkuar për të liruar zyrat e kësaj partie me një vendim bashkie, Presidenti Ilir Meta i cili ka shkuar menjëherë aty është përplasur me ta.
Televizionet publikuan pamjet nga vendngjarja, ku shihet presidenti Meta mjaft i irrituar.
“Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni përjashta mos krijoni probleme, kaq po ju them se do iu çoj në burg me duart e mia, kaq po iu them”, kanë qenë fjalë e Presidentit.
Po ashtu ai i ka bërë thirrje opozitës të “zgjohet”. / Labyrinth