Sat. Aug 10th, 2024

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot se varianti britanik i Covid-19 është shfaqur në vendin tonë prej periudheës janar-shkurt.

“Në vlerësimin e situatës janar-shkurt, në laboratorin e virologjisë janë analizuar kampionet PCR, laboratori ka përdorur kite specifike, për të interpretuar të dhënat, dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë. Rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri. Ky mutacion është varianti britanik, që është në qarkullim në 70 vende. Dyshimet që patën ekspertët e ISHP u konfirmuan. Është e konfirmuar që Shqipëria ka qarkullim të variantit britanik të COVID-19”, u shpreh Manastirliu. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *