Duka i Cambridge ka reaguar pas intervistës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Oprah Winfrey. Ai ka thënë se anëtarët e familjes mbretërore nuk janë racistë.
Duke folur në një vizitë në Londrën lindore, Princi William tha se ai nuk kishte folur ende me vëllain e tij, por do ta bëjë këtë së shpejti.
Pallati Buckingham tha të martën se pretendimi se “një anëtar i familjes mbretërore vuri në dyshim ngjyrën e lëkurës së foshnjës së palindur të Meghan Markle dhe princit Harry” ishte shqetësues.
Megjithatë princi Harry, më vonë i sqaroi Oprah se komentet nuk ishin bërë nga Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut. /Përshtatur nga BBC ABOUT labyrinth