Fri. Sep 13th, 2024

Kapshtica closed until March 22, here's who can pass

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar sot se Kapshtica do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021, për shkak të koronavirusit.

Po ashtu MEPJ sqaron edhe kujt i lejohet të kalojë.

Njoftimi i MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021.
📍Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
📍Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
‼️Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *