Në muajt e pranverës pritet vaksinim masiv kundër koronavirusit. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të platformës “Shëndetësia që duam”.
“Në mars-prill-maj-qershor do të kemi vaksinim masiv, që do të këpusë si sëpatë zinxhirin e infektimeve dhe që do të mundësojë që të çlirohemi pjesërisht, por në mënyrë të konsiderueshme, nga barra e madhe e ankthit, pasigurisë, merakut për njerëzit tanë më të afër, më të dashur, për më të moshuarit, ata me sëmundje kronike”, Rama said. / Labyrinth