Dita e mërkurë dhe e enjtja do të jenë me temperaturat më të larta gjatë kësaj jave.
“E mërkura dhe e enjtja sjellin rritje të temperaturave duke na sjellë tamam në pranverë, me 18 gradë”, u shpreh meteorologia e “Meteoalb”, Adiola Bani.
Por sipas saj moti do të marrë kthesë në fundjavë, ku do të nisin reshjet e shiut dhe dëborës.
“Surpriza gjatë fundjavës, me vranësira dhe reshje, nata e ditës së shtunë dhe mëngjesi i të dielës na sjellin reshje dëbore, nuk mund të themi që dimri ka ikur”, tha ajo, por theskoi se do të jetë një episod i shkurtër pasi do të kemi rikthim sërish të temperaturave tipike.
Ndërsa sa i përket temperaturave të fundjavës, meteorologia Bani tha se do të ketë rënie me 4 gradë celcius.
“Në fundjavë temperaturat krahasuar me sot dhe të mërkurën e të enjten që do jetë me 18 gradë, do ketë rënie me 4 gradë në gjithë territorin. Në fundjavë presim temperatura 14 gradë, për të na rikthyer sërish në normalitet në fillim të javës tjetër”, Bani said. / Labyrinth