Të mërkurën dhe të enjten temperaturat do të rriten dhe do të jenë ditët më të nxehta të javës. Nga e premtja pritet të ketë ndryshim të kushteve të motit. Lajmin e jep meteorologia e “Meteoalb”, Ladja Porja e cila thotë se në muajin mars moti do të jete tipik pranveror, i alternuar herë me reshje e herë me diell e herë me vranësira.
“Dita e mërkurë dhe e enjte janë ditët me temperatura më të larta të kësaj jave. E premtja dhe fundjava do sjellin totalisht ndryshim të kushteve të motit, do kemi vranësira me reshje shiu dhe dëbore në gjithë territorin shqiptar“, u shpreh ajo. / Labyrinth